Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
TEKNIKA NGA SEMINARET E MENDIMIT KRITIK
Zhvillimi I   mendimi kritik gjate leximit dhe te shkruarit

- HYRJE NE SEMINAR
Çdo ndryshim në punën tone(kuptohet në të mire ) ,do të sjell freski   në punë, si për ne ashtu edhe për nxënësit tanë. Gjatë këtij seminari, shpeshherë do të jemi në pozitën e nxënësit.Nga kjo pozitë më së miri do i kuptojmë nxënësit: si ata ndihen kur i   lavdërojmë, çortojmë ,i nxisim të japin përgjigjje ,ua largojmë tremën , etj. Dhe nga kjo pozitë   (e nxënësit),jo në fillim por më vonë, do ta   kuptojmë se   çfarë rendësie ka që drejtuesi i tyre të jetë në hap me kohën.
Për ta ilustruar këtë më mirë po shtrojmë pyetjen : Si do të ndiheshit po ta e kuptonit se jeni   duke fluturuar me aeroplanin të cilin e drejton piloti i cili ka kryer akademi para 20 apo më shumë vitesh dhe që nga ajo kohë nuk ka fituar rikualifikime ,megjithë përsosjen e vazhduar të aeroplanëve? Kjo pyetje   në mënyrë figurative nënkupton domosdoshmërinë që edhe mësimdhënësi duhet të jetë në hap me kohën,të zotëroj të arriturat bashkohore metodike ,shkencore ,teknologjike etj. në njkë masë të mjaftuar që të kemi çfar t`u ofrojmë nxënësve tanë e të dimë tu qasemi atyre.
Andaj,udhëzohen të gjithë ata që e fillojnë këtë seminarë   që të mos hyjnë në të me bindjen se s`kanë nevojë   për të ,se s`kanë nevojë të ndryshojnë në punën e tyre. Po vepruam kështu, do vëjmë murin para vetes dhe më pas do të kemi vështirësi ta thyejmë   murin që ia kanë vënë vet –vetes.
Pra, problemit duhet ti përkushtohemi e jo të krijojmë barrier duke e bllokuar informacionin jashta vetes .Informacioni i tillë që është në kundërshtim me bindjet tona   sado   i dobishëm për ne , nuk duam ta shohim e dëgjojmë,aq më pak ta përvetsojmë.Mesazhi ynë dhe qëllimi i seminareve të MKLSHsë, është: Ruaji vlerat   që i ke krijuar nga shkollimi dhe përvoja e punës. Por , pasurimi ,rritja dhe   freskimi i këtyre vlerave dhe njohurive   janë nevojë dhe domosdoshmëri e kohës,dhe e profesionit që e ushtrojmë.
Pra, që të jemi   të sukseshëm duhet   pranuar se çdo ndryshim, çdo problem për ta zgjedhur , arritur,   paraqet vështirësi ,kërko punë dhe mund.Andaj ,pranoni ndryshimet në mënyrë të natyrëshme, shihi si nevojë dhe domosdoshmëri, ki besim në vetën tënde.Mos e nënçmo as vetën ,as të tjerët që janë në raport me ju. Pyet, bashkëpuno, jepi mendimet tua lirshëm, pranoi argumentet e dala!. Kjo do të jetë logjika më e thjeshtë e suksesit tuaj ,por edhe e suksesit   të përgjithshëm gjatë punës në programin e MKLSH së
LEXO   ME VEMENDJE KETO TEKNIKA, NESE NUK JE I PERFSHIRE DREJTPERDREJT NE SEMINAR!.





                      1.TEKNIKA BRAINSTORMING   (stuhi mendimesh)-

Kjo teknikë nënkupton bisedën në formë pyetje-përgjigjëje me nxënës.   Gjegjësisht , dhënjen   në mënyrë të lirë të përgjigjëjeve nga nxënësit për një problem të shtruar .Dhënja e mendimeve të tilla mund të jetë individuale,më pas bashkim i ideve në çifte e në grup. Por përgjegjjet   mund të merren edhe në formën frontale (kur problemi paraqitet para gjithë klasës).
            aplikimit   I teknikës është e thjeshtë:Bëhet një pyetje ,pyetje kjo e cila u mundëso nxënësve të japin përgjigjëje të ndryshme.Pyetja duhet të shtrohet në formën që nxënësit të mos kufizohen në përgjegjje. Pyetja mund të shtrohet kështu:Çfar mendoni se dini   për….?
Kjo teknikë mund të aplikohet në fazën e evokimit,për të hyrë në temë,por,mund të përdoret edhe në fazën e reflektimit për të nxjerr konstatime e ide   për   njësinë e mësuar.

                        2.   I   N   S   R   T-SISTEMI NDERVEPRUES I SHENJIMIT PER TE MENDUARIR DHE LEXIMIN EFEKTIV
Emëri   i kësaj teknike vjen nga anglishtja (Interactive Noting System for Effective Reading & Thinking),që do të thotë:Sist emi ndërveprues   i   shënjimit për të menduarit dhe leximin   efektiv.Aplikimi i   saj përfshinë tri etapat e ores mësimore.Ecuria e aplkikimit të kësaj teknike është:
EVOKIM:
Para dhënjes së tekstit për lexim   pjesmarrësit udhëzohen që gjatë leximit,në fund të fjalisë apo paragrafit në të cilin tregohet diç   duhet të vëhen shenja .
Shenjat duhet ta kenë këtë kuptim:
      ,,   √     “     vendoset në fund të informacionit që për ju ka qen I njohur
      ,,   -     “     vendoset në fund të informacionit i cili është ndryshe me atë që e dini ju  
      ,,   +     “       informacioni që për ju është i ri, keni mësuar diç të re
      ,,     ?   “   informacion që për ju është i pa kjartë,ose doni të dini diç më shumë   .
REALIZIM KUPTIMI:
1 Ipet për lexim tekësti ,,…………………………………” fq………
REFLEKTIM:
2 Pas leximit pjesmarrësit në çifte diskutojnë çfar lexuan ,bisedojnë për informacionet e reja,krahasojnë shenjat, etj.
3 Në mënyrë individuale   radhit et informacioni në bazë të shenjave,kështu bëhet ,,tabela e insertit’’.Nëse reflektimi mbulohet me diskutim rreth temës,tabela e insertit mund të ipet si detyrë shtëpie.  

                √             -               +                 ?
            Nen sejcilen shenje vendosen informacionet adekuate per shenjen.


3.DISKUTIMI   NË ÇIFTE DHE NË GRUP
Kjo teknikë eshtë e përshtatëshme për fazën e reflektimit Nxënësit së pari në çifte më pas në grup diskutohet   pjesa e lexuar shikohet nëse ka mospërputhje në informacione, nxirren konkluzione   krahasohen shenjat   dhe diskutohen mospërputhjet.
Gjithësesi   pas këtij bashkbisedimi mësimdhënësi do angazhoi   antar nga grupet për t dhënë shpjegimin dhe përfundimet e nxjera gjatë bashkbisedimit. Një gjë e tillë mund të bëhet duke prezentuaar grupin udhëheqësi i grupit,por ,angazhimi   mund të bëhet edhe përmes teknikës ,,stilolapsat në mes”.ku nxënësit vënë lapsat mbi bankë dhe grupin e përfaqëso ai nxënës ,lapsin e të cilit e përzgjedh   mësuesi.

                      4.SHQYRTIM KATEGORIZUES
Këtë teknikë zakonisht e aplikojmë në fazën e Reflektimit. Qëllimi i kësaj teknike është kategorizimi i një përmbajtje nëpër kategori.Numëri i kategorive mund të jetë dy e më shumë. Nëse marrim shembullin   e përmbajtjes “Bleta”,Kategoritë mund të jenë:Sjellja,vetitë fizike, Dobia, Banimi etj.
Një kategorizim i tillë mund të bëhet në lendë të ndryshme :Gjuhë shqipe shembull një   përmbajtje leximi apo një fjali mund të kategorizohet   në njësi gramatikore:emra , mbiemra ,folje ,përemëra, ndajfolje ,lidhëza etj(shih tabelen më poshtë.) . Kategorizimi bëhet perms tabelës e cila mund tu ipet nxënësve e gatëshme dhe më pas nxënësit   bëjnë plotsimin e saj. Por ,kategorizimin mund ta bëjnë vet nxënësit   ashtu si ata mund ti ndajnë problemet nepër kategori.   Më   poshtë shih një shembull të një tabele për kategorizim në gjuhë shqipe e letërsi.
  Përmbajtjet për kategorizim   marren zakonisht nga braistormingu me nxënës ose nga informacionet e grumbulluara gjatë përpunimit të një tekësti.
-Kategorizimi mund të fillohet   në mënyrë individuale.
-Më pas bëhet   rishikimi në çifte dhe në grup.
-Dhe në fund përmbledhja e këtyre kategorizimeve prezentohet para klasës   në fleta të mëdha apo në drrasë të zezë.

Emra Mbiemra Përemëra folje ndajfolje Lidhëza





                        5.DRTA -   ( lexim dhe mendim i drejtuar ) dhe


Etapat e aplikimit ipen me pika në kryerresht:
• Fillojmë   duke prezentuar   autorin e tekëstit dhe duke dhënë udhëzime se leximi bëhet individual dhe se patjetër duhet respektuar ndalesat në tekëst.Pra leximi bëhet me ndalesa..Nëse fillohet kështu kjo pjesë paraqet EVOKIMIN.
Kjo   teknikë mbulon tri fazat e ores mësimore.Mirëpo thelbi teknikës mbulon fazën e
REALIZIMIT TË   KUPTIMIT .
• Lexohet paragrafi I pare.Kur nxënësit ta përfundoin leximin e këtij paragrafi mbyllin tekëstin
• Pas këtij leximi nxënësve u shtrohen pyetjet varsisht nga natyra e përmbajtjes:Si u ndiet gjatë leximit?,Çfar kuptuat nga kjo pjesë që lexuat?Si do të vazhdoi tregimi apo ngjarja?Përse mendoni kështu?. Në mes   të pyetjeve nxënësve u lihet hapsirë të mendojnë.Dhe përgjigjëjet e tyre duhet pranuar .
• Hapa të njëjtë merren edhe tek leximi I pjesës 2,3… etj.   Para leximit të fundit shtohet edhe pyeteta : Si do të përfundoi ngjarja?
• Pas leximit të fundit pyesim: A përfundoi ngjarja si e menduat?,Cila është çështja që trajtohet? ,Çfar mendoni se është mesazhi I tekëstit?. Gjatë përgjigjëjeve të nxënësve mësuesi duhet të jap mundësi që ata të flasin me njëri tjetërin e jo perms mësuesit.Këtë mësuesi e arrinë duke dhënë pyetjet dhe duke miratuar përgjigjëjet me lëvizëje të kokës.
      REFLEKTIM
• Mësuesi nxjerr në dërrasë të zezë mesazhet e tekëstit me thënje të kuptuera si:
      ,,E keqja më e madhe është ti japësh vet të keqës rendësi të madhe” ose
                ,,Durimi është më e madhëja trimëri”
• Reflektimi përfundo duke diskutuar për mesazhin e këtyre thënjeve.
________________________________________________________________________
6. DLTA –(Dëgjim dhe mendim I drejtuar)-

Dallon nga DRTA në të vetmin segment se tek DRTA leximi bëhet në mënyrë individuale,ndërsa tek DLTA,lexon një me zë (Arsimtari apo një nxënës), tjerët ndëgjojnë .Fazat tjera janë të njëjta.Kjo teknikë ka përparsi nga DRTA në rastet kur kemi   mungesë tekëstesh,ose kur nxënësit nuk   i   respektojnë ndalesat   gjatë leximit.


                      7.PESVARGËSHI-

Kjo teknikë mund të përdoret në dy faza të ores mësimore evokim dhe reflektim.
Ecuria e aplikimit është kjo:
1 shkruhet emir i temës,apo një emër që ka të bëjë me temën si: Stina, Qeveria, Naimi ,Qeni etj.
2 Nën emër, nxënësit individualisht gjejnë 2 mbiemra,3 folje ,1 fjali dhe sinonimin e emrit.(shih shembujtë më poshtë):

Emri           -         Qeni                                             -mësuesi
2 mbiemra -         i urtë   ,i shpejtë                       - i   dijshëm,bashkohor
3 folje         -         ulurinë,   kafshon .vrapon             -arsimo,meson,edukon
1 fjali         -         Qeni i uritur ulurinë natën       -Mësuesi bashkohor jep dije
sinonimi     -           Besnik                                       - I popullit

3.Tek klasa e pare dhe e dytë ,emrat dhe foljet mund të nxirren duke u shtruar nxënësve pyetjet:Si duket?, Çfar pamje ka?,Çfare është?..etj. për të gjetë mbiemrat dhe
Pyetjet:Çfar bënë…?...për t gjetë foljet


                              8.KUBIMI

Qëllimi   kësaj teknike është që të nzirren sa më shumë ide për temën,. Kjo teknikë përdoret në fazën e evokimit kur përmbajtja është e njohur për nxënësit dhe përdoret në reflektim pasi ata të kenë zotëruar njohuri për temën.Varsisht nga natyra e temës mund të përdoret edhe në fazën e realizimit të kuptimit.
1 Prezentohet tema   (aparati i radios,pema e mollës etj)
2 Kërkohet që të bëhet një përfytyrim për temën
3 Zbulohen 6   fazat nëpër të cilat do të punohet (shkruhet në mënyre individuale,(në sejcilën faze ipen udhëzimet se çfar duhet të shkruhet ,dhe në mes të fazave   ipet hapësirë   që nxënësit të shkruajnë, :

4 PËRSHKRUAJE - dukjen,formën ,ngjyren ,madhësinë e objektit që e kemi temë    
5 KRAHASOJE, me diç tjetër ,në qka është e ngjajëshme ose dallo.

6 SHOQËROJE,tregoni çfar u kujton,i`u lidhë ndonjë ngjarje nga jeta me të.

7 ANALIZOJE,si është ndërtuar prej cilave pjesë ,faza përbëhet ajo?

8 ZBATOJE,Ç`na duhet ,përse e përdorim?

9 ARSYETOJE,është e mire apo e keqe,përse?

Në klasë të ulëta mund të punohet me më pak se 6 faqet e kubit. Ёshtë teknikë e përshtatëshme edhe për orë të përsëtitjeve, për të bërë përseritjen në formë të lojës.Në sejcilën nga 6 faqet e kubit shkruhet nga një pyetje ,problem i mësimit,detyrë etj. Pastaj hudhet kubi dhe cila faqe të bije ,trajtohet ajo pjesë apo ai problem.
9.MENDO,PUNO NË DYSHE,THUAJA GRUPIT
Kjo teknikë mund të përdoret në   evokim dhe reflektim.
Nga pjesmarrësit kërkohet të bashkohen në dyshe .Dhe më pas veprohet sipas këtyre hapave:
1 Njëri nga antarët në qift ka për detyrë të shkruaj për 5 min. në një temë (shembull:Përshkruani një rast nga përvoja juaj kur keni pas një përvojë jo të mire me një burokrat),ndërsa antari tjetër nga çiftet shkruan për një rast   që ka qenë në pozitë të kundërt nga antari   i parë i qifti, (shembulli konkret: shkruan kur ka kryer ndonjë punë dhe ka pas një përvojë jo të mire me një klient.).
2 Pasi të kenë përfunduar të shkruarit,dyshet shkëmbejnë përvojat.
3 Në fund brenda secilit grup ,një apo dy dyshe tregojnë përvojat për   të cilat   kanë shkruar.
10.DITARI   DYPJESËSH
1 Në hapin e pare pjesmarrësit informohen për atë që do të lexojnë ,(në rastin konkret lexohet një poemë)dhe që gjatë leximit   do të merren shënime .
2 Më pas u tregohet që fleta të ndahet në mes me një vijë vertikale. Ku më pas gjatë leximit , në të majtë   të façes shkruajnë ndonjë imazh apo citat nga tekësti ,(pjesë që u bënë përshtypje) ,ndërsa   në anën e djathtë   duhet të shkruhen komentet   : Pse jemi përcaktuar për atë citat? Çfar iu bëri të mendoni ? Çfar pyetjesh keni?,(komenti përse u bëri përshtypje) etj
3 Poema lexohet duke u ndalur ,për të shkruajtur së paku katër here deri në fund .Koha e leximit deri në fund është 20 minuta.
4         Të njëjtin lexim e bënë edhe vet mësuesi
5 Në fund të leximit kërkohen vullnetar (2,3 veta) që të japin komentet e tyre .Pas leximit të pjesës që u ka bërë përshtypje ,vullnetarët pyeten: Pse u tërhoqi vëmendjen kjo pjesë?,Çfar u bëri të mendoni?.
6 Pyetet nëse ka ndonjë tjetër që e ka zgjedh të njëjtën pjesë ,Pyetet: A ka ndonjë arsyre tjetër që e ka zgjedh atë pjesë?
7 Në fund vet   trajnuesi(mësusi)   jep 2 komente   të vetat të nxjerra gjatë leximit që ai ka bërë .
8 Leximi i pjesëve mund të bëhet duke u ndalur   pas   çdo pjese të lexuar për t`   plotsuar ditarin dhe për të shtruar pyetjet mësuesi.
9 Dhe krejt në fund shtrohen tri pyrtje për pjesen:
1. Çfar pyetjesh kanë mbetë pa përgjigjje?
2. Çfar do të mbani mend nga ky material?
3. Cili është mesazhi më i rendësishëm?
Këtyre pyetjeve u japin   nxënësit përgjigjëje në formë braistormingu.


                    11.DITARI   TRIPJESESH

Kjo teknikë është e bazuar në ditarin dypjesësh.
I vetmi dallim tek ditari tripjesësh kemi plotsimin e shtyllës së tretë të ditarit.Kështu përderisa tek ditari dypjesësh kemi shtyllën e majtë,(në të cilën shkruhet pyetja, detyra,citati etj.)   dhe shtyllën e djathtë,( në të cilën   ipet përgjigjëja, bëhet zgjidhja e detyrës,ipet   komenti etj). Tek ditari tripjesësh kemi shtyllën e parë,shtyllën e mesme,(   të dytë) dhe shtyllën e tretë në të cilën bëhet arsyetimi i mendimit,përgjigjjes,bëhet prova e detyrës, bëhet vizatimi   ,skema etj.

Pyetja Përgjegje Argumenti






Detyra Zgjidhja Prova





                    12.SHKRIM   I   LIRË ( 10 min.)

Realizohet   zakonisht në reflektim por mund të realizohet edhe në evokim. Nxënësve u ipet një temë apo,u shtrohet një pyetje dhe ata jan të lire të shkruajnë rreth saj.
1 Shkruhet në mëmyrë të lire rreth temës
2 Lexohet nga një shkrim prej sejcilit grup
Një shkrim i lirë dhe një ese dallojnë në mes vete në faktin se tek shkrimi I lire   nxënësve u ipet titulli i temës apo problemi dhe ata janë të lire të shkruajnë rreth atij problemi.Ndërsa eseja është një shkrim i orientuar nga mësuesi.Orientimi bëhet me anë të një pyetjeje dhe kërkesës për argumentim ,arsyetim të mendimeve.


                        13.ESE ( 10 min.)
              Ipet një pyetje që pjesmarrësit ti japin   përgjigje.Pyetjes gjithëherë duhet ti shtohet edhe pjesa që kërko argumentimin e qështjes.Pra eseja është një shkrim   i argumentuar mbi një problem,qeshtje etj.Pyetja shtrohet përafërsisht kështu:
-Cilat janë ngjarjet sot,që do ti dukeshin të çuditëshme një bashkëkohësi të MarkoPollos?Arsyetoje pse do ti dukeshin të quditëshme:
              Disa nga këto shkrime lexohen dhe diskutohen


                    14.LEKSIKONI I PËRPARUAR ME PARAPERGATITJE TE NXENESVE

Kjo teknikë në formë ciklesh kalon në mënyrë të përsëritur nëpër strukturën ERR.Por vendi i saj është në etapën   realizim Kuptimi.
1 Pjesmarrësit bashkohe në dyshe
2 Secila dyshe duhet të bëjë një listë të të gjitha gjërave që ata i dine për problemin
(kjo bëhet për këtë keni 4 minuta kohë).
3 pas katër minutash ,mësuesi u thotë dysheve që t’ua tregojnëedhe të tjerëve në grup ato që kanë gjetur,idetë shkëmbehen brenda grupit .
4 Shkruhet në dërrasë të   zezë një listë me mendimet e nxënësve
Para leximit, nxënësit udhëzohen që gjatë leximit ta përcjellin listen e ideve dhe të shtojnë ide të reja në listë.
5 fillohet me leximin e   pjesës së   parë të leksionit.
6 Mbahet lista përpara kur   lexohet .
7 Pas leximit rishikohen listat ,nëse ka gjëra që janë lexuar dhe i kemi   në listë dhe cilat janë gjërat e reja që janë mësuar   radhiten   në listë.
Nëse   pjesët e leximit nuk kanë ndonjë shkëputje logjike, vazhdohet kështu me lexime dhe me plotsimin e listës së ideve deri në fund të mësimit .Por nëse kemi   problem të ri,shkëputje logjike në njësinë mësimore ,atëherë   rifillo procesi, duke angazhur prap çiftet , për t’ formuar listë të re ideshë:
8 Duke punuar në dyshe ,ju lutem rendisni ato që dini rreth këtyre çështjeve. Për këtë keni 3 minuta kohë .
9 Pas tre minutash mësusi u kërkon nxënësve të mos shkruajnë më dhe fton disa prej tyre të flasin për   idetë që kanë shënuar.
10 Pastaj mësusi u kërkon nxënësve të lexojnë me vëmendje pjesën tjetër të leksionit,duke pasur para   listen e tyre të ideve.
11 Pas leximit   krahasohet lista e ideve me ato që u thanë në lexim.

12 Në fund nga grupet kërkohen vullnetar   për të dhënë disa nga idetë e tyre .Kështu bëhet prezentimi i asaj që është mësuar.


15.RUAJE FJALEN E FUNDIT PER MUA
Kjo teknikë krijo mundësi për të diskutuar rreth një tekësti të lexuar.Andaj kjo teknik realizohet në fazën e REALIZIM KUPTIMI.
3 Nxënësit udhëzohen që gjatë leximit të tekëstit të përcaktohen për një apo më shumë pjesë   që   për   ata janë më interesante.
4 Pjesët e zgjedhura dhe numri i faqes ku është marrë pjesa shkruhen në një fletzë,ndërsa, në anën tjetër të fletës shkruhet një koment për citatin(pse e ka zgjedh atë pjesë, cili është mesazhi ,rendësia etj.).
5 Njëri nga nxënësit e trego faqen ku e ka zgjedhë pjesën , e lexon atë , ndërsa tjerët e përcjellin në libër gjatë leximit.
6 Pas leximit tjerët diskutojnë rrethë citatit
7 Në fund të diskutimit nxënësi i cili është përcaktuar për pjesën , lexon komentin e tij për atë citat.Pas leximit të këtij komenti nxënësit tjerë nuk kanë të drejtë të japin komente shtesë.
8 E njëjta ecuri e leximit të citatit,dhe komentimit praktikohet edhe tek nxënës të tjerë.
16.TABELA E KONCEPTEVE
Kjo teknikë është e rendësishme për përpunimin e përmbajtjeve   me tre e më shumë kategori gjëra të cilat mund të krahasohen.Zakonisht kjo teknik aplikohet në fund të ores mësimore (Reflektim) ,por kjo mund të përdoret edhe   në fazën e evokimit, në orë për përsëritje etj..
1 Mësuesi i udhëzo nxënësit si të formohet tabela ,ose tabela u ipet e gatëshme.
2 Në rreshta të tablelës radhiten gjërat që krahasohen: (arsimtari, mjeku ,artisti) ,(Qyteti, qyteza, fshati), etj.
3 Ndërsa në kolona vendosen tiparet që krahasohen: (kualifikimi,niveli   pagave,knaqësia në punë),(Zhvillimi,popullsia,prodhimet,shqetsimet etj).
4 Krahasimet bëhen   duke shkruajtur   mendimet tona   brenda katrorëve të kolonave
Ndiç shembullin në tableën më poshtë:


Kualifikimi Niveli i pagave Knaqësia në punë
Arsimtari







Mjeku








Artisti









Tabela e koncepteve mund të përdoret kur nga nxënësit diskutohen kategori   të cilat mund të krahasohen,Në këto raste mësuesi   vizato një tabelë në drrasë të zezë   dhe nga përgjigjjet e nxënësve i radhitë idetë e tyre   simbas kategorive.


                        17.COPËZAT   E PËRZIERA

Kjo teknikë mund të bëhet në fazën e evokimit .Copëzat e përziera nënkupton teknikën ku nxënësve i’u ipet   një fjali e ndarë në letërza, në copëza fjalësh, për të radhitur ato   dhe për të formuar me to një fjali. Në gjuhën shqipe mund tu ipen fjali anekdota, definime etj. të paradhitura deri në fund në mënyrë që ato sipas kuptimit logjik, lidhjes shkak-pasojë të radhiten nga nxënësit. Ndërsa ,në matenatikë mund tu ipet nje figure gjeometrike(katror) i prerë në figura tjera, kombinimi i të cilave na jep figurën që kërkohet(katrorin).  
Kjo teknikë   është e ngjajëshme por edhe dallo nga teknika   dora e verbër . Dora e verbër ka të bëjë me radhitje të tekësteve më të gjata:vjershave,përrallave,poemave etj. Përmbajtjet e të cilave nuk kan ndërlidhje   të domosdoshme.Ndërsa copëzat e përziera përbëjnë një përmbajtje të ndërlidhur por të pa radhitur.
18. DORA E VERBЁR
Është teknikë e cilai takon fazes realizim kuptimi.Ecuria:
1 Ndarja e nxënësve në grupe
2 Mësimi (vjersha,prralla, poemaetj.)është e ndarë në copëza
3 Sejcilit nxënës I ipet një pjesë e mësimit.Nëse ka më shumë pjesë mësimi se nxënës në grup,ndonjë nxënësi I bien nga dy pjesë mësimi
4 Çdo nxënës lexo materialin e vet në mënyrë që të jetë në gjendje që antarve tjerë të grupit tu flas për atë pjesë.
5 Antarët e grupeve punojnë në radhitjen e materialit(organizimin e tij),duke e analizuar secili pjesën e vet dhe duke bërë pyetje për pjesët e tjera
6 Nxënësit   diskutojnë nëse materiali është radhitur si duhet ,nëse ka mundësi ndryshimi   në radhitje etj.
7 Sejcili grup në mbështetje të përmbajtjes së mësimit të radhitur nxjerr sipas dëshirës një titull për mësimin
8 Nëse mësimi nuk është I gjatë(shembull është vjershë),nga kryesues të   grupeve lexohet titulli I vendosur dhe mësimi ashtu si është   radhitur ,Dhe më pas mësuesi lexo titullin dhe radhitjen origjinale
9 Nëse mësimi është I gjatë mësuesi drejtpërdrejtë zbulo titullin e mësimit ,lexo pjesët sipas radhës së pjesëve   .Ndërsa   grupet kontrollojnë nëse ata kanë bërë radhitje të drejtë.
19. ANALIZA E TIPAREVE SEMANTIKE
Kjo teknikë është e ngjashme me teknikën Shqyrtim kategorizues por dallon nga ajo ngase krahasimet te kjo teknikë bëhen duke përdor shenjat:   + po,   - jo , ? nuk di. Përdoret për t` krahasuar   gjëra të cilat mund të kategorizohen..Zakonisht kjo teknik aplikohet në fund të ores mësimore (Reflektim) por edhe   për orë të   përsëritjeve etj..Më poshtë një shembull krahasimi me teknikat e mësuera:
VENDOS SHENJAT : (   + Pëp vendndodhje të saktë,   - për të pasaktë,   ? nuk di )

TEKTEKNIKA PËR TË MENDUARIT KRIKRITIK TË NXËNËSVE STRUKTURA


E         R         R FORMA E MUNDSHME E   PUNËS


Individual     çift         grup         frontale
BRAINSTORMING -
INSER
DISKUTIMI (Në çifte dhe në grup)
SHQYRTIM KATEGORIZUES
DLTA –(Dëgjim dhe mendim I drejtuar)
6. DRTA –(Lexim dhe mendim I drejtuar)
PESVARGËSHI
KLLASTER”-ose (pema e mendimeve)
KUBIMI
MENDO,PUNO NË DYSHE,THUAJ GRUPIT
DITARI DYPJESËSH
DITARI TRIPJESËSH
SHKRIM I LIRË (10 min.)
LEKSIKONI I PËRPARUAR
ESE ( 10 minutëshe)
RUAJE FJALEN E FUNDIT PËR MUA
TABELA E KONCEPTEVE
ANALIZA E TIPAREVE SEMANTIKE
COPËZAT   E PËRZIERA
MËSIMDHËNJA E NDËRSJELLTË



                    20.MЁSIMDHЁNJA E NDЁRSJELLTЁ
                      Kjo teknikë   përdoret në fazën e realizim kuptimit.
1 Formohen grupe nxënësish me po aq antar sa edhe ka pjesë mësimi(4,5,6)
2 Mësuesi   u jep udhëzime nxënësve se si do të punohet
3 Leximi bëhet   me ndalesa   pas sejcilës pjesë
4 Lexojnë të gjithë antarët e grupit pjesën e pare
5 Një antar I grupit luan rolin e mësuesit,puna e tij ka tri role: 1). shpjego kuptimin e pjesës së lexuar,2).jep përgjegjje,sçarime në pyetjet e antarve të grupit , 3)bënë një pyetje për antarët tjerë të grupit
6 Mësuesi i grupit për   leximin paraprak cakton një antar tjtër të grupit si mësues për leximin vijues
7 Lexohet pjesa e dytë nga të gjithë antarët e grupit
Vazhdohet njëjtë si në pjesën e pare
Version i shkurtuar i teknikës
1 Nxënësit informohen që do të lexohet i tërë mësimi në mënyrë individuale,por që më pas sejcili do t` ua shpjegoi të tjerëve pjesën që do ti caktohet
2 Sejcili nxënës lexo   mësimin
3 Tekësti i cili do të mësohet në libër   ndahet në pjesë sipas paragrafeve,tërsive logjike .
4 Secili nxënës sipas radhës   merr   pjesën e radhës për shpjegim.
5 sipas radhës së pjesëve , nxënësit shpjegojnë pjesën e vet
6 Puna mund të bëhet në grupe nëse grupet kanë antar aç sa ka pjesë mësimi ,por nëse mësimi ka shumë pjesë të shkurtëra mund të punohet edhe me gjithë klasën.
21.TABELA-T (organizues grafik)
faza reflektim,ndonjëherë edhe në evokim.
Është një grafik për të mbajtur , mbledhur   dhe kategorizuar shënime gjatë një diskutimi,apo mësimit të ndonjë përmbajtjeje të re, ku përgjigjjet e argumentet janë binare. Tabela ndahet në dy pjesë   në të majtë shkruhen argumentet pro ,përparësitë,të mirat e një dukurie a fenomeni . Ndërsa në të djathtë   shkruhen argumentet kundër, mangësitë.

Arg.pro kulturës përëndimore në kosovë Arg.kundër   kulturës përëndimore në kosovë
•
•
•

•
•
•
•



22.PARASHIKIM   NEPERMJET FJALEVE KYQE
Kjo teknikë aplikohet në fazën e evokimit dhe është e përshtatëshme për lidhjen emocionale të nxënësit me njësinë e re mësimore.Ecuria e përdorimit të kësaj teknike është:
1 Caktohen katër terma që përdoren shpesh brenda mësimit,fjalë kyqe të mësimit.Nga këto fjalë nxënësit(për 5 minuta) thurin një ngjarje,apo fjali me kuptim ku përfshihen këto katër terma.
2 Më pas nxënësit në dyshe shkëmbejnë ngjarjet e thurura,apo lexohen disa nga këto krijime të nxënësve para gjithë klasës.
Shembull:Fjalët kyqe të një mësimi në edukatë qytetare mund të jenë: qytetar, shtet, të drejtat ,kushtetutë   etj.Nga lidhja e   këtyre fjalëve nxënësit do të formojnë nga një fjali me kuptim.si: Shtetet që kanë kushtetutë i   ofrojnë çdo qytetari të drejta të barabarta. Ose Kushtetuta e shtetit   garanto të drejtat e qytetarve.
Me këtë teknikë në pjesën e realizimit të kuptimit këmbehet lehtë teknikaTabela e parashikimeve


23.TABELA E PARASHIKIMEVE
Aplikohet në fazën e realizim kuptimit, konkretisht për përpunimin e njësisë së re mësimore.e përshtatëshme për përpunimin e përrallave,por edhe përmbajtjeve tjera.Ecuria e aplikimit:
1 Tekstin e ndar në pjesë e lexon mësuesi ose ndonjë nxënës  
2 Nxënësit e vizatojnë tabelen e koncepteve ose ajo u ipet e gatëshme  
Ecuria e punës paraqitet   më poshtë:
1 Nxënësit lexojnë pjesën e pare të mësimit
2 Pastaj plotsojnë pjesët 1,1 të tableës
3 Lexohet pjesa e dytë e leximit
4 Pastaj plotsojnë pjesët 2,2,2 të tableës
5 Lexohet pjesa e tretë dytë e leximit
6 Pastaj plotsojnë pjesët   3,3,3 të tableës
7 Pas leximit të fundit plotsohet katrori i fundit 4
Pjesa Çfar mendoni se do të ndodh? Çfar provash keni?
Çfar ndodhi në këtë pjesë të leximit
I 1 1 2
II 2 2 3
III 3 3
4

.                      
                      24.DISKUTIM   PËRMES SHQYRTIMIT TË PËRBASHKËT

1 Aplikohet në fazën e reflektimit.Ka si qëllim nxitjen e nxënësve që të diskutojnë për një përmbajtje të mësuar në atë orë mësimore.Ky diskutim bëhet nën udhëheqjen dhe drejtimin e mësuesit,duke përcjellë këta hapa:
1. Në drrasë të zezë formohet një skemë   duke u bazuar në ulëset e nxënësve .Në këtë skemë shkurtimish shkruhen përgjigjëjet e nxënësve.Qëllimi I kësaj skeme është të paraqitet angazhimi I nxënësve gjatë diskutimit,pork y qëllim zbulohet tek pas përfundimit të diskutimit.
2. Bëhet një pyetje nga mësuesi,ndërsa nxënësit ftohen që për dy minuta të shkruajnë për përgjigjëjen nëmënyrë vetjake.Pas dy minutash ftohen nxënësit që ti japin idetë e veta.
3. Nëse ka përgjigjëje të kundërta nga dy nxënës   atëher ftohet një nxënës I tretë të jap mendimin e tij me cilën përgjigjëje pajtohet dhe përse.
4. Nga nxënësit kërkohet që përgjigjëjet të argumentohen
5. Mësuesi nuk jep vet përgjigjëje dhe nuk përkrah një mendim kundrejt tjetërit.
6. Argumentet që dalin nga nxënësit përsëriten herë pas herë nga mësuesi.
1 Në të njëjtën mënyrë vazhdohet me pyetje tjera.
25.DI / DUA TË DI / MËSOJ .
Është një teknikë e cila përfshinë tri etapat e ores mësimore ,por që është vendosur në fazën realizim kuptimi.[shtË e lehtë dhe e përshtatëshme që të aplikohet përgjatë structures ERR .
2 Në drrasë të zezë vizatohet një table e ndarë në tri pjesë:
3 Shtrohet tema që do të përpunohet
4 Plotsohet tabela:

                      25.DI /DUA TË DI/ MËSOJ

                      Përfshinë fazën e evokimit.Këtu merren dhe shkruhen idetë e nxënësve për atë që dine për problemin,që kanë paranjohuri. Nxënësit bëjnë pyetje për problemin,pyetjet shkruhen në këtë pjesë
Përfshinë fazën e reflektimit.Kjo pjesë plotsohet pas leximit të tekëstit
1 Ipet të lexohet mësimi nga tekësti.(leximi I mësimit   përfshinë fazën realizimit të   kuptimi)
2 Pas leximit nxënësit pyeten nëse kanë gjetë përgjigjëje   në pyetjet e bëra në pjesën e tableës ,,DI” .Nëse ka përgjigjëje, ato shkruhen në pjesën ,,MËSOJ”
3 Në pjesën mësoj shkruhen edhe   informacionet e reja që nxënësit I kanë marrë gjatë leximit.


                      26.   RRJET I DISKUTIMIT

Realizohet në reflektim.Sipas kësaj ecurie :
1 Në drrasë të zezë shkruhet një pyetje me mundësi të përgjigjëjes :   PO ose JO.(A është e nevojëshme që qeveria të marr masa emergjente   për ta luftuar ndotjen?)
2 Çiftet   bëjnë ndarjen e fletës në dy pjesë (si më poshtë:)

                    PO           JO

-
-
-
-
-
-
-


3 Në pjesën ,,Po” randiten përgjigjëje   dhe argumente përse duhen të merren masa emergjente.Ndërsa në pjesën ,,Jo” argumentohet përse nuk duhet tëmerren masa emergjente .
4 Secili çift bashkëpuno me një çift tjetër ,diskutojnë,krahasojnë dhe shtojnë arsye të reja në listë.
5 Gjithë nxënësit   e klasën lëvizin për t`formuar tri grupi në tri kënde të klasës:Ata që janë për ,,Po” , ,,Jo” dhe ata që janë të pavendosur.
6 Nxënësit në grupet ,,Po” dhe   ,,Jo” për 5 min.diskutojnë për të përgatitur argumentet e tyre për ta forcuar pozicionin që e mbajnë.
7 Nga një udhëheqës i grupeve për tre minuta jep argumentet e grupit.
8 Hapet diskutimi në mes antarve të grupeve ,bëhet një debat.Në këtë debat mund të angazhohen edhe grupi   i pavendosur.
9 Nëse ka nxënës që i kanë ndrruar bindjet e tyre mund ta e ndrrojnë vendin nga njëri në tjetërin grup.
10 Në fund   pas debatit secili grup cakto një antar   që t`përmbledhjë qëndrimet e grupit.


                      27.TË LEXUARIT NË DYSHE (në bashkëpunim)

Eshtë një teknikë e përshtatëshme   për përpunimin e përmbajtjeve e materialeve me shumë faktografi.Pjesë të ndryshme të kësaj teknike përshtaten me faza të ndryshme të   struktures ERR.Megjithkëtë kjo teknikë i takon fazes së realizim kuptimit.
1 Nxënësve u kërkohet që të zgjedhin nga një partner për çift ngase gjith puna do të bëhet në bashkpunim të   çifteve .
2 Duke i numruar çiftet ( 1,2,3,4) secilit çift në klasë i caktohet numëri 1 deri 4. Kjo bëhet ngase mësimi është i ndarë në 4 pjesë dhe secili çift duhet ta e mësoj pjesën me numër përkatës.
3 Çiftet informohen se leximi do të jetë i vaçantë.
Atyre u ipen këto udhëzime :
1. Dy antarët e çiftit do ta lexojnë në mënyrë individuale   gjithë tekëstin që iu është dhënë. Megjithëse ,secili   çift pjesën e vetë të tekëstit e ka të ndarë në dy pjesë .
2. Pas leximit ,   pjesën e pare të tekëstit ka për detyrë ta shpjegoi   nxënësi A i çiftit , ndërsa nxënësi   B i bënë pyetje   A-së për të njëjtën pjesë
3. Në pjesën e dytë të tekëstit rolet ndrrohen :Nxënësi B është raportues dhe përgjigjedhënës ,ndërsa nxënësi A është pyetës.
4. Nxënësit duhet të sigurohen se e kanë mësuar mire pjesën, ngase më vonë   në grupe do të jenë raportues të pjesës së vet.
5. Meqë numëri I lexuesve dhe raportuesve është I madhe kërkohet që leximi dhe raportimi të jetë me zë të ulët.
4 Fillon puna lexim ,raportim ,pyetje ,përgjigjedhënje ,         më pas
5 Çiftet do ta e paraqesin përmbledhjen e pjesës së tyre në fletë transparente
6 Duke filluar nga pjesa e pare e artikullit ,nga një çift nga secila pjesë,do të dal dhe do ta paraqes   përmbledhjjen e pjesës së vet para gjithë klasës.Edhe nëse vetëntar i qiftit prezenton ,duhet te dalin para te tjereve te dy antaret.m njëri a                  

                      28.XHIGSOU OSE NDERTHURJA 1

Është   një teknikë e cila përfshinë tri etapat e ores mësimore në cikle. Ecuria:
• Nxënësit ndahen në grupe me 4 antar,ata brenda grupeve   numërohen   1,2,3,4 në mënyrë që secili grup   të ketë antarët   1 deri 4.
• Nxënësit njoftohen për mësimin që do ta mësojnë ,,Lakuriqët janë të bukur dhe kryejin veprime të mira” .Gjithashtu nxënësit informohen se: në fillim artikulli është i ndarë në katër pjesë dhe   nxënësit   që kanë nr.1 janë përgjegjës që ta mësojnë mire   pjesën 1,dyshat për pjesën 2 e kështu me radhë. Mirëpo, qëllimi përfundimtar do të jetë që secili nxënës ti mësoi katër pjesët e   përmbajtjes.
• Tani nxënësit lëvizen: 1-shat ulen bashk,2-shat ulen bashk e kështu me radhë.Nëse ka më shumë se 4, 1-sha,2-sha ,ato grupe prap ndahen . Pra që në grupe të mos ketë më shumë se katër antarë.
• Nxënësit njoftohen se grupet e formuara tani quhen grupe ekspertësh ,ndërsa grupet fillestare quhen grupe familjare apo të bashkëpunimit.
• Grupet e ekspertëve duhet ta e dine që   pas   mësimit të pjesës(pas 10 deri 15 minutash) do të kthehen në grupe familjare dhe atje do ua shpjegojnë pjesën që e kanë mësuar ,antarëve tjerë të grupit familjar.
• Grupet e ekspertëve tani fillojnë bashkarisht ta mësojnë pjesën   e tyre , diskutojnë për pjesën dhe shkëmbejnë pyetje në mes vete për materialin .
• Kur grupet e ekspertëve mbarojnë punën , nxënësit kthehen në grupe familjare dhe vazhdohet:
• Secili antar i grupit familjar (1deri 4) ,sipas radhës shpjego për tjerët pjesën e vet,kështu kompletohet shpjegimi i gjithë përmbajtjes (4 pjesëve të saj).
• Kur njëri antar i grupit   shpjegon , tjerët mbajnë shënime ,i shkruajnë pyetjet apo pakjartësitë që kanë.Këto pyetje ia drejtojnë ekspertit të pjesës përkatës.Dhe nëse prap mbesin pakjartësi kërkohet ndihmë nga eksperti i grupit tjetër.

                      29.RISHIKIM ME RIGRUPIM

Mund të përdoret në:(Reflektim,orë të përsëritjeve)
Secilit grup i ipet një fletë ,në të cilën   shtrohet një mësim,   detyrë,pyetje apo problem.Pastaj, kur grupet ta kryejnë   punën në fletën e vet, fletat përcillen nga njëri grup tek tjetëri derisa të gjitha grupet t`i shkruajnë mendimet e tyre për temën apo ti plotsojnë mendimet që i kanë dhënë grupet tjera.


                      30.       NDERTHURJA 2   OSE FLETEKSPERTI

Ndërthurja 2, dallo nga ndërthurja 1, pasi kjo është më shumë e drejtuar.
1 Shpjegoni se do të mësohet një mësim i ri ( Drith apo miser)
dhe që ky i mësuar do të jetë në bashkpunim ,ku sejcili do të jetë ekspert i një pjese të atij tekësti dhe atë pjesë do t` ua mësoj të tjerëve në grup, në fund sejcili do të   jetë përgjegjës për mësimin e gjithë tekëstit.
              Formohen grupet me 4-5 antar(grupet fillestare
1 Shpërndahet fletat me pyetje (FLETEKSPERTAT), zakonisht me 4 pyetje.Sipas rregullit secili antar në grup të ketë fletekspert të ndryshëm nga të tjerët me numër rendor 1,2,3 ose 4.Kështu   fleteksperti ia cakto secilit antar pjesën e mësimit   ku ai do të jetë më i angazhuar gjatë leximit(do të jetë ekspert i asaj pjese).Pyetjet të jenë të radhitura sipas niveleve të Blumit .
2 Shpërndahet mësimi për lexim. Sejcili për kohë të caktuar(sipas gjërsisë së mësimit) e lexo gjithë mësimin ,por vëmendje i kushto pjesës ku gjenden përgjigjëjet nga fleteksperti i tij.
HAPI I DYTË
3 Formohen grupet e ekspertëve.Antarët me numëra të njëjtë të fletekspertave   bashkohen sipas numërave.
4 Grupet ekspert për kohë të caktuar do tu japin përgjigjje pyetjeve nga fleteksperti,do të diskutojnë dhe do të mbajnë shënjme për përgjigjëjet.
5 Mësuesi e përcjell punën e grupeve ndihmo ata me sçarime të nevojëshme.
6 Ekspertët kthehen në grupe fillestare ,ku sejcili sipas radhës së numërave të fletekspertëve , për 5 minuta jep përgjigjëje në pyetjet e fletës së tij.   Ecuria e till kompleto kuptimin e të gjitha pjesëve të mësimit.
7 Të tjerët të cilët e kanë lexuar   gjithë tekëstin mund të pyesin apo të kërkojnë hollësi për ndonjë   pakjartësi.


                    31.TRYEZA E RRUMBULLAKËT

Kjo mund të bëhet në fazën e reflektimit.
Eshtë një teknikë bashkpunuese ,me   të cilën merren ide nga antarët e grupeve për një çështje.Letra e cila mban të shkruar(në fund të fletës) një qështje,emër etj. përcillet me radhë ,nga e majta tek antarët e grupit të cilët shtojnë idetë për problemin.Sejcili antar pasi shkruan idetë e tij për problemin e palon pjesën ku ka shkruar (që të tjerët most a lexojnë),dhe e përcjell fletën tek partneri në të majtë.Është   mire që mos të shkruhet me një ngjyrë lapsi ,por secili antar I grupit të ketë lapsin me ngjyrë që e dallon.
Në grupe të ndryshme mund të trajtohen temat e njëjta.Ndërsa brenda një grupi mung të trajtohen një apo më shumë tema.Grupit mund ti ipet një fletë në të cilin është shtruar një problem ,apo secilit antar të grupit I ipet nga një fletë me problem të vaçantë dhe kështu fletat përcillen. Veç në grupe   kjo teknikë mund të realizohet edhe me gjith klasën në një rreth –tryezë.
32. GUSHKUQI RRETHOR
Është variant i teknikës tryeza e rrumbullakët,por dallon nga kjo teknikë ngase tek gushkuqi rrethor   nuk kemi të bëjmë me   të shkruar por me një diskutim   rreth një problemi, duke e respektuar   mënyrën e angazhimit   sikurse tek tryeza e rrumbullakët.Qdo antar I grupit në mënyrë rrethore I ndihmon në mënyrë gojore një ideje të ngritur.
33.DIAGRAMI I VENIT
Është një teknikë me të cilëm mund të bëhen krahasime,të nxirren të përbashkëtat dhe dallimet e dy apo më shumë dukurive.Kjo teknikë u takon lendëve të shkencave natyrore,por lehtë mund të gjejë përdorim edhe në lendët shoqërore.Si teknikë aplikohet në fazën e reflektimit   , por në orë të caktuara mund ta gjejë vendin edhe në evokim.Ecuria:
1 Vizatohen në drrasë të zezë dy rrathë të mëdhenjë të ngjitur në mes veti
2 Të njëjtën e vizatojnë edhe nxënësit në fletoret e tyre
3 Nxënësit udhëzohen që në rrethin e majtë   do të shkruajnë për temen 1(Kosova),,ndërsa në rrethin në të djathtë për temen 2 (shqipria).Ndërsa ,në lidhjen në mes dy rrathëve shkruhen të përbashkëtat e dy temave.
4 Preferohet që së pari të shkruhet për ato çka I dallojnë këto dy tema e më pas plotsohet pjesa   ku specifikohen tiparet e përbashkëta.
5 Puna bëhet individuale,pastaj në qifte dhe më pas I gjith grupi   formo një diagram të përbashkët.
6 Prezentimi mund të bëhet nga udhëheqësit e grupeve apo mësuesi vizato një diagram në drrasë të zezë duke I shkruar idetë nga diagramet që kanë formuar grupet.  

                                                            Të përbashkëta


Kosova
    Shqipria











Mund të ketë diagrame edhe me më shumë se dy   qështje krahasuese:




                              B
    A





C





                        34.GJETJE E TITULLIT   (EMRIT,NUMËRIT) SHENJË

                        Nxënësve i`u shtrohen probleme apo pyetje , të cilat do të mundësojnë eliminimin e disa problemeve,emrave titujve etj. dhe veçimin e një titulli ,emir a problemi nga të tjerët.Kështu vijmë deri te një titull a përmbajtje e re (shenjë ) e cila do të mësohet.Shembull:
1 Para nxënësve prezentohen emrat e shkrimtarve:
Naim Frashëri,Gjergj Fishta,Ismail Kadare,Sami Frashëri etj
2 Më pas u shtrohen pyetjet:
-Autori I cili do të mësohet nuk është bashkohor
-Autori I cili do të mësohet nuk e   ka shkruajtur ,,Lahuten e Malësisë``
Autori I cili do të mësohet ka shkruajtur ,,Bagëti e bujqësi”
3 Kështu me disa pyetje indirekte vijumë deri tek   shkrimtari për të cilin do të mësohet.



                    35.TURI I GALERISË

1.Nxënësit në grupe 3-4 veta punojnë në një temë të caktuar( vizatim, komentim,detyra etj.)
2.Pasi të përfundohet   ,punimet vendosen   në   muret e klasës
3.Me shenjë të mësuesit nxënësit lëvizin rreth klasës,shikojnë punimet, diskutojnë për ato,shkruajnë komente etj.
4.Në fund grupet   marrin punimet e veta ,rishikojnë,krahasojnë me punimet e të tjerëve,lexojnë komentet e mara nga të tjerët etj.
36.KËNDET
      Faza: (Realizim kuptimi)
Është e afërt me teknikën   rrjeti i diskutimit .Dallimi në mes tyre është vetëm ndryshimi   i fazes kur përdoret. Rrjeti i diskutimit përdoret në reflektim, ndërsa nëse   atë ecuri e përdorim në një orë të përsëritjesnë fazën e realizimit të kuptimit ,me që rast e shqyrtojmë një temë në mënyrë më të gjërë. Apo , nëse   kemi mundësi që të njëjtën ecuri ta e përdorim në orë zhvillimi ,prap kemi të bëjmë me teknikën Këndet.

                      37.VIJA E VLERAVE

                    Fazat :(Reflektim), orë të përsëritjeve mund të shfrytëzohet në r.kuptimi.

                    Nxënësve u shtrohet një temë për diskutim,(Barazia gjinore,demokracia në Kosovë,ndotja e ambientit etj) për të cilën ata duhet të shkruajnë për disa minuta. Më pas në drresë të zezë   shkruhet vija e vlerave :

                              0                 1 2 3 4 5

                Më pas nxënësit dalin dhe duke shkruajtur inicialet e emrit dhe mbiemrit e vlersojnë se në ç` masë është e zhvilluar dukuria në fjalë. Por ,edhe tek shkrimi i inicialeve ka një rregull.Nxënësit më heret duhet ta e dine që ata që i shkruajnë inicialet mbi vijën e vlerave e sigurojnë të drejtën që të marrin pjesë në diskutim. ndërsa   ata që i shkruajnë inicialet nën   vijën e vlerave e humbin të   drejtën që të marrin pjesë në diskutim rreth problemit. Pra ata vendosin vet   paraprakisht nëse do të marrin pjesë në diskutimin vijues ku do të argumentohet mendimi   pse dukuria në fjalë është e zhvilluar në një shkallë të caktuar.
38.TEKNIKA   ,, R A F T “
1 Pjesmarrësve u caktohet një temë për të cilën do të shkruajnë , e cila duhet të jetë aktuale (ndotja e ambientit,puna në arsim,pozita e invalidve të luftës etj.)
2 Nga nxënësit kërkohet që të mendojnë për rolet e mundëshme nga të cilat mund të shkruhet (gazetar,nxënës,qytetar,qeveritar ,mjek etj.)
3 Rolet e mundshme shkruhen në drrasë të zezë.Rolet mund ti përgatitë vet udhëheqësi dhe ti prezentoi të gatëshme për pjesmarrësit.
4 Formohen grupe me   4-6 antar ,dhe u caktohen rolet apo pozitat nga e cila ata do të shkruajnë për problemin
5 Tani sejcili nxënës duhet të mendoj për formën që duhet të marr shkrimi i tij
6 Për kohë të caktuar 10-15 min. shkruhet në mënyrë individuale
7 Grupet shkëmbejnë idetë dhe formojnë një shkrim të përbashkët
8 Lexohet nga një shkrim nga grupet me role të ndryshme.



                      39.TEKNIKA   ,,PYETJE AUTORIT”
Aplikohet në fazën e realizimit të kuptimit.ecuria e aplikimit është si më poshtë:
1 Tregohet titulli i mësimit ,autori ,shpjegime tjera të rendësishme si dhe gjejmë disa karakteristika të personazhit(temës), shembull mësimi:
[ Përpunim i një teksti të ri i cili titullohet     ``dragonjët gjethorë të detit`` ,i autorit
( paul   groves)Karakteristika të kësaj gjallese janë : “mjeshtëria e fshehjes” “sulmues agresiv”     “ mashkulli mbetet shtatëzënë”etj ].Më pas vazhdohet puna:
1 Pjesmarrësve(nxënësve) u ipen 3 minuta qe ne çifte te japin mendimet e tyre dhe te diskutojnë per paranjohuritë e tyre për problemin( pamjen ,vendbanimin , ushqimin e karakteristika të tjera të mundshme të këtyre gjallesave).
2 Pas bisedes pyeten:a ka dikush pyetje qe kane te beje me problemet per te cilat biseduat   (pyetjet shkruhen në drrasë   të zezë.)
3 shperndahet tekësti,, dhe pjesmarrësit këshillohen që ti respektojnë ndalesat në tekst.
4 PARA LEXIMIT,PJESMARRËSIT INFORMOHEN : Për pjesët e teksteve që ne si kuptojmë,që s` janë sçaruar sa duhet nga autori,   pas çdo ndalese gjatë leximit,do të shtrojmë pyetje për autorin,ngase as autorët e teksteve nuk janë të përkryer,edhe ata bëjnë lëshime.Por, në mungesë të autorit të tekëstit,ne vet do të japim përgjigjëje në këto pyetje pasi t` kemi l;exuar pjesën vijuese të tekëstit.

1. Lexohet ne menyre individuale   teksti   deri te ndalesa ,1
2. A kemi   pergjigjeje ne pyetjet bere autorit -1-nëse jan bërë pyetje
3. Çfar   ka thene autori në kete pjese
4. Çfar pyetje keni deri tani për autorin

Lex. Deri te ndalesa 2
1. A zbuloi   leximi i tekstit ndonjë nga pyetjet e më parëshme
(pyetjet që kanë marr përgjigjëje   shënjohen   me një shenjë përpara)
2. Kishte diç tjeter në tekst e qe s` është thënë
3. A ka në këte pjesë pyetje për autorin

Lex.deri te ndalesa   3
1. Përgjigjëje në pyetjet paraprake
2. A ka pyetje per autorin

Leximi i fundit
1. A kemi përgjigjje në pyetjet drejtuar autorit
2. Qfar pyetjesh kemi për autorin
3. Si     perfundoi tregimi në   tekst


                        40.TEKNIKA   ,, KARRIGA E AUTORIT ”
Realizohet në fazën e evokimit, me qëllim nxjerrjes së paranjohurive të nxënësve për një problem
1 Para nxënësve shtrohet problemi për të cilin ata do të shkruajnë(Ambienti, mjedisi ynë ku jetojmë)
2 Formohen grupet me antar çift,4 apo 6 antar.ose punohet në çifte
3 Për kohë të caktuar   10-15 min.ata shkruajnë në mënyrë të lire për atë çfar dine për problemin,duke shkruajtur një rreshtë dhe lënë tjetërin rresht të fletës të zbrazët
4 Pasi t`përfundojnë të shkruajturit çiftet shkëmbejnë fletoret në mes veti dhe plotsojnë njëri tjetërin me ide e informacione të reja
5 Rikthehen fletoret,shikohet ajo që është shtuar nga shoku,shoqja,rregullohet apo shtohet diç nëse është e nevojëshme
6 Më pas   me radhë nga   një nxënës nga secili grup, ulet në karrige para nxënësve tjerë dhe e lexonë atë çfar ka shkruajtur
7 Më pas nxënësit tjerë ,bëjnë pyetje apo paraqesin probleme tjera   të cilat janë me rendësi, por që nuk janë paraqitë gjatë leximit.Nxënësit që kanë   lexuar i shtojnë (shkruan) idetë e të tjerëve në fletoren e tij


                    41. TEKNIKA   ,, .IMAGJINATË E DREJTUAR”

1 Vendoset jashta derës   shenja ,,Mos na shqetësoni “
2 Kërkohet që pjsmarrësit që t i`u përmbahen me përpikmëni udhëzimeve të drejtuesit
3 Kërkohet që pjsmarrësit ti ulin kokat mbi tryezë dhe ti mbyllin sytë
4 Kërkohet që të marrin frymë tri here ,ngadal e thellë ,për tu qetësuar
5 Aktiviteti përcillet me muzikë
6 Drejtuesi lexon   mesazhet, këshillat jo shumë të qarta, me të cilat e drejton imagjinatën e tyre
7 Lihen pushime midis këshillave,mesazheve
8 Pas përfundimit të ushtrimit   nxënësve u lihet   kohë të shkruajnë për përfytyrimet e tyre,për ta vazhduar përfëtyrimin nga aty ku është ndërprerë
9 Pas përfundimit të shkrimeve,ato mblidhen përzihen dhe lexohen disa prej tyre në mënyrë anonime  


                    42. TEKNIKA   ,, KLLIPING   (KOLLAZH),”

Një orë para përpunimit të një teme ,nxënësit angazhohen që në shtëpi,(libra ,gazeta internet etj.) të kërkojnë material përmbajtësor rreth asaj teme.
Materiali sillet në klasë,vendoset mbi një   bangë dhe ecuria e punës bëhet sipas   Seminarit të lexuesve

AKTIVITETI:SEMINAR I LEXUESVE- Përfshinë në vete teknikat :Minileksion procedural e përmbajtësor,mësim në miniature,lexim ,përgjigjje dhe bashkbisedim.
• Pas leximit, për pesë minuta çiftet komentojnë atë që kanë lexuar


                      43.TEKNIKA   ,, MINILEKSION PROCEDURAL”

Kjo teknikë nënkupton udhëzimet të cilat ua jepë mësuesi nxënësve rreth procedures si do të bëhet një aktivitet,brenda një ore mësimi,i cili aktivitet përfshinë disa veprimtari ,të cilat veprimtari   sipas radhës që kanë ,duhet të përfillen nga nxënësit.


                      44.TEKNIKA   ,, MINILEKSION PËRMBAJTSOR ”
Kjo teknikë nënkupton udhëzimet   apo sqarimet të cilat ua jepë mësuesi nxënësve në fillim apo fund të ores ,rreth një përmbajtjeje të cilën ata nuk mund ta kuptojnë,apo nëse është e nevojëshme të nxirret një   përfundimi.



                          45.TEKNIKA   ,, MËSIM NË MINIATUR”
• Mësuesi jep udhëzime për ecurinë e gjithë procesit
• Vendosen libra në një pjesë të klasës mbi tryezë
• Sejcili nxënës   del e zgjedhë dhe e merr një nga ato libra



                    46.TEKNIKA   ,, 47.LEXIM
• Për 15 min. nxënësit e lexojnë titullin,shikojnë për   autorin dhe lexojnë ndonjë pjesë sipas dëshirës për të cilën duhet të mbajnë shënime


                    47.PËRGJIGJJE
• Vullnetar lexojnë apo komentojnë pjesën në të cilën janë angazhuar
• Të tjerët I bëjnë pyetje lexuesit apo dhënë komentet e tyre
• Mësuesi nxitë lexuesin me pyetjet:A t`pëlqeu stili I të shkruajturit nga autori, A do ti kishe shtuar apo hjekur diç asaj pjese etj.
• Lexojnë dhe të tjerë ,ecuria përsëritet sit e lexuesi 1.











































                                      II. PJESA TEORIKE



                                1.MENDIMI   KRITIK

          Zakonisht ne pyetjen se çfarë përfshinë mendimi kritik ? ,marrim këto përgjegje se mendimi kritik është:
    • Studim , mësim   autodidakt, zgjedhje e problemeve në mënyrë të pavarur
• Shprehje e lire e mendimeve rreth një problemi,
• Argumentim   i   ideve tona por edhe ideve të të tjerëve,
• Sfidim   i mendimeve të pa arsyeshme
• Të menduar të nivelit të lartë
• Mundëso fitim të shprehive sociale ,
• respektim i mendimit dhe fjalës së të tjerëve,
• krijojm i bindjev e botkuptimev të reja të mbështetura në argumente
Çfar nuk është mendimi kritik?
1 Memorizim,reprodukim I materialeve
2 Sjellja intuitive, ekzekutimi me instrumente muzikore ,loja në futboll

Mendimi kritik mund të arrihet edhe në shtëpi, nëse familja u ofro mundësi fëmijëve të shtrojnë pyetje,të shprehin mendimet e tyre …,por mendimi kritik është I ndërlidhur e arrihet përmes mësimit apo të nxënit ndërveprues . Mësimi ndërveprues është puna me nxënës në klasë ,ku nxënësit   kanë mundësi të bashkëpunojnë   dhe të japin ide të ndryshme rreth problemeve që trajtohen.Pra ,mundësia më e mire për ngritjen e të menduarit   të fëmijëve në nivel kritik   është puna   në shkollë. E kjo më së shumëti   varet nga ne mësuesit.
. Në shkollat tona tradicionale është vlersuar nxënësi në bazë të   asaj sa ata kanë mësuar nga tekësti apo ajo që ne u kemi prezentuar,Në bazë të asaj sa ata kanë pas aftësi të mësojnë dhe reprodukojnë atë që i`u   është ofruar.
Do të thotë se   në mësimin tradicional nxënësi është angazhuar kryesisht   në të mësuar mekanik (në mësim të memorizuar), ka qenë reprodukues e fare pak I është dhënë mundësia të jap mendime të pavarura. Ky fenomen është I pranishëm edhe sotë.Testet që I hartojnë mësuesit për vlersimin e nxënësve ,kryesisht kërkojnë reprodukimin e asaj që thonë mësuesit dhe tekëstet.

.A mjafton sot që nxënësit ta përvetsojnë vëtëm ata që ne ua ofrojmë në klasë?
Zhvillimi i shkences teknologjisë është aq I madh sa nxënësit duhet të aftësohen për punë të pavarur që të shkojnë në hap me kohën.Do të thotë aftësimi I nxënësve për punë të pavarur ,për të menduar kritik e mundëson ecjen e gjeneratave të reja në hap me kohën.Ndërsa sa I përket memorizimit Kjo asesi s`do të   thotë se memorizimi ,(reprodukimi)   nuk ka vend në shkollat tona.Duhet ta dime se memorizimi I paraprin mendimit kritik,por nuk është të menduar kritik. Andaj , në bazë të kësaj reforma s` qenka e vështirë,su dashka të rrënohet asgjë ,u dashka vetëm të ndërtohet një pullaz I ri.
Një proverbë thotë:
Më jep një peshk që të ha sot
më mëso të peshkoj,
që të ha gjithë jetën.  
  Në mënyrë simbolike kjo do të thotë që nxënësit duhet ti mësojmë si të mësojnë e si   të zgjedhin probleme , e jo t`ua ofrojmë problemet e gatshme.Sipas kësaj: memorizimi mund ta ushqej nxënësin me njohuri për një kohë të shkurtë   ndërsa , zhvillimi i të menduarit kritik   na mundëson   më shumë gjëra, që të jemi: Studjues, nxënës   autodidakt,zgjedhës të problemeve në mënyrë të pavarur,shprehës të mendimeve,argumentues të ideve tona por edhe ideve të të tjerëve,sfidues të mendimeve ,që të fitojmë shprehi sociale ,ta respektojmë
mendimin dhe fjalën e të tjerëve,Të krijojmë bindje e botkuptime të reja të mbështetura në argumente .

Për t` formuar nxënës mendimtar kritik duhet ditur për të shtruar pyetje të cilat kërkojnë përgjigjëje logjike të nxënësve,të cilat kërkojnë që vet nxënësit të gjykojnë për probleme e përmbajtje të caktuar.Në taksonominë e blumit gjejmë këto 6 nivele të pyetjeve.Mirëpo vetëm 3 nivelet e fundit I takojnë mendimit kritik(nivelit të lartë).(Shih pyetjet sipas taksonomisë së Blumit.
Përse themi mendimi kritik   është mendim social?
Ngase gjatë aktivitetev të përbashkëta mundësohet formimi I shprehive sociale. Pastaj zgjedhja e problemeve që kërkojnë zgjidhje,detyrave ,ka edhe rendësinë shoqërore.

Struktura   e ores mësimore për zhvillimin e mendimit kritik ka 3 faza : EVOKIM,REALIZIM KUPTIMI   dhe REFLEKTIM, shkurt shkruhen ERR.
Mendimi kritik   ndërtohet mbi bazën e njohurive që kanë nxënësit.Andaj, hapi i parë që duhet të bëjmë brenda ores mësimore është rikujtimi i asaj që nxënësit dine ose mendojnë se dine për një temë të caktuar
                        E                         R                     R
.Rikujtimi I paranjohurive për temën ,orientimi I nxënësve për temën ,vendosja e interesit për temën mbulon pjesën EVOKIM. Në fazën e Realizimit të kuptimit nxënësit vine në kontakt me informacione të reja për temën që më herët është rikujtuar . Në fazën e reflektimit   nxënësit përforcojnë të nxënit e rid he krijojnë shprehi për prezentim

Po përfundojmë   me një konstatim se: Mendimi kritik nuk është zgjidhje e problemit është vetëm fillimi i tij. Andaj ,edhe njohjet   këtu për mendimin kritik , sigurisht që janë fillim i një pune të madhe që duhet ta bëjmë në të ardhmën   për nxënësit tanë , për   veten tone, dhe për shoqërinë.

2..MATRICË APO PLAN   TESTI
1 Bëhet një table si më pështë ,me aq kolona sa kemi zhvilluar njësi mësimore
2 Caktohet numëri i pyetjeve që ne duam ti ketë testi (20)
3 Pyetje të nivelit të ultë duhet të jenë rreth 60 % ndërsa të nivelit të lartë rreth 40%
4 Nëse ndonjë njësi është më e rendësishme ,nga ajo pjesë duhet të ketë më shumë pyetje(5+3)
5 caktohet numëri i pyetjeve në njësitë tjera
6 Mbledhet numri i pyetjeve të dy niveleve dhe plotsohet kolona   me numër të pyetjeve.
Njësitë   mësimore Pyetje nga   niveli i ulët Pyetje nga   niveli i lartë Nr.i pyetjeve
1                 5               3     6
2
3
4 66%           13 33%         7 20
Pas përfundimit të tabelës shkruhen pyetjet e testit   (tabela më poshtë)
1 Pyetjet shkruhen në test sipas radhës së njësive
2 Pyetjet duhet të jenë të tipeve të ndryshme (të hapur ,të mbyllur, të kombinuar ..)
3 Numëri i poenave për pyetje caktohet nga niveli   pyetjeve(pyetjet e nivelit të lartë të kenë më shumë poena se ato të nivelit të ultë)
4 Në fund caktohet kritei për vlersim mbi bazë të numërit të poenave ,mbi 40% kaluese…
Njësia mësimore Nr.               Pyetjet Poena
          1.                       2.                       3.                       4.           +       1.                       2.
Tessti mund të ketë :
1 Pyetje të tipit të hapur
2 Pyetje të tipit të mbyllur
3 Pyetje të tipit alternativ
4 Detyra,
5 Tabela për plotsim
6 Diagrame

kur është fjala tek pyetjet   ato duhet të jenë:
1 Të shkurta dhe të kjarta
2 Mos të ketë pyetje me më shumë se një përgjegjje të sakt
3 Mos ti kufizojnë   përgjigjjet e dhëna   etj.
-Në fund bëhet kriteri per vlersim.Kriterin per vlersim duhet ta ketë   testi në fund .të façes.

Problemet e fundit që na dalin janë qështjet nëse duhet përdor të njëjtin kriter vlersimi   në paralele të ndryshme, apo t` ndryshhet   ky kriter   sipas nivelit përgatitor të nxënësve nëpër   paralele. Nëse kriteri mbetet i njëjëti për të gjitha paralelet   do të ketë klasë me shumë nxënës me   të dobëta.
Ndërsa, po ulëm kriterin në këto klasë ,në një vlersim të jashtëm ,këta nxënës nuk do të tregojnë sukses.Pra nota jonë do të zhvlerësohet.Mendoj se dhe nëse vie deri te nevoja që ky kriter të ulet ,kjo të bëhet në prazenc të nxënësve ,atyre t`iu bëhet e ditur që në klasë të caktuara është vlersuar me këtë kriter ,por tek ju do të bëhet një ndryshim.Gjithsesi duke u përpjek për ti vetëdijsuar nxënësit se kjo që bëhet mund t `iu paraqes atyre vështirësi e pasoja.


                      3.OBJEKTIVAT     MËSIMORE
Në punën tone me nxënës në mënyrë të vazhduar kemi bëre planifikim të punës.Planifikim ky që ka të bëjë me planet vjetore ,mujor si dhe planet e ores mësimore. Në aspektin teorik puna pa planifikim dhe suksesi në këtë punë as që mund të mendohet.Me këtë dua të them se ne të gjithë kemi bërë e bëjmë planifikime .Planet vjetore e mujore që   bëjnë mësuesit i   arkivo thuajse çdo drejtor shkolle.Planet e ores (plankonspektet),s mund të themi sae punohet krejt pa to,sejcili nga ne nëse s bënë plankonspekt   çfarë mesimdhënësit e mëhershëm kanë bërë dhe çdo ditë i kanë dorzuar te drejtori , s paku një përgatitje me shkrim apo një skicë rreth njësisë mësimore që e planifikojmë ta përpunojmë e bëjmë.
Thamë se të gjithë ne   kemi bëre e bëjmë planifikime.Po kujtojmë një thënje të M. Fullan:         ,, Po që se dështon në planifikim,ju keni planifikuar   dështimin’’. Paramendoni, nëse   dështohet kur bëhet një planifikim i keq , sa ka mundësi   të arihet sukses nëse shkohet në klasë fare pa plan,, sa eshtë i mundur tu japim nxënëçsve.
Pjesë e planifikimit ku mësimdhënësi duhet ta bëjë modelin e mësimdhënjes gjatë një ore mësimi,   janë edhe objektivat mësimore. Në punën tradicionale është shkruar për qëllimin e ores mësimore, Madje ora ka pas tri qëllime:-qëllimin arsimor   ,-qëllimin edukativ   , qëllimin praktik .Shtrohet pyetja: Këto qëllime   a dallojnë e sa dallojnë nga objektivat mësimore?.Eshte më mire të shkruhet objektiva të ores apo qëllime të ores mësimore?.
SYNIMET         -janë më tepër dëshira,ato orientojnë drejtimin tonë
QËLLIMET       -përcaktojnë se çfar do të mësohet, ato nxisin dhe motivojnë
OBJEKTIVAT -janë më të arritshme dhe më të matëshme, janë kërkesa që duhet të arrihen në kushte e kohë të caktuar…

Problemi me të cilin do të merremi në vazhdim është njohja e   OBJEKTIVAVE dhe mënyra si ti   shkruajmë ato drejtë në planet tona ditore.Tham se objektivat janë kërkesa afatëshkurtëra dhe konkrete, të cilat mësimdhënësit duhet ti arrijnë brenda ores mësimore.
Objektivat duhet të jenë:
Specifike       -të lidhura me njësin mësimore
Të matëshme-të vlersohet shkalla e arritjes së tyre
Realiste         - kërkesë e mbështetur në paranjohuri, që nxënësit mund ta arrijnë
Të vëzhguera-sjellje e cila mund të përcillet
Shembuj Objektivash:Nxënësit deri në fund   të ores mësimore do të jenë në gjendje:
-të   përdorin   vizoren dhe kompasin për konstruktimin e saktë të katrorit ,në varshmëri të brinjës së dhënë
-- të   tregojë   kur   Skenderbeu u kthyer në   shqipëri dhe pas sa vite qëndrimi në turqi.ETJ.
Objektivat duhet të shtrohen në varsi të përmbajtjes mësimore(konstruktimi I I katrorit) ,mjeteve   mësimore(vizoren dhe trekëndëshin) dhe   mënyrës së vlersimit(konstruktimin e sakt).
Objektivat   formohen duke përdorë folje vepruese.Përdoren ato folje të cilat na japin mundësi ta vëzhgojmë dhe ta masim procesin. Përjashtohet folja   ,,të kuptojë’’,ngaseajo nuk mund të vëzhgohet dhe të matet, kjo folje i tako procesit të të nxënit.
Zakonisht objektivat kanë tri kërkesa:
-Sjellja   (të përdor   vizoren dhe trekëndëshin),nënkupto   veprimin që duhet bërë nxënësit
-Kushti   (përdorimi i vizores dhe kompasitpër konstruktimin e trekëndëshit),është ajo çfar duhet të bëhet
-kriteri (   saktësia ) trego se në çfarë shkalle kërkohet sjellja
Blum dhe bashkëpuntorët   radhitën   objektivat mësimore në   3 fusha:
Objektivat e fushes së njohjes (që kanë të bëjnë me të menduarit)
Objektivat e fushes   emocionale (që kanë të bëjnë me ndjenjat)
Objektivat e fushes psikomotorike (që kanë të bëjnë me veprimtarite fizike)

Për ne janë të rendësishme objektivat e fushes së njohjes,ngase këto kanë të bëjnë me fitimin e njohurive.Duke marr parasyshë se mësimdhënia dhe të menduaritfillon nga niveli I ulët ,tek ato më të larta,Blum me bashkëpunëtor objektivat e njohjes I radhitën në 6 shkallë:
6 nivele,duke përfshirë në këto nivele   edhe pyetjet që duhet shtruar nxënësve .Këto nivele apo shkallë janë:
    - NJOHJE   - TË KUPTUAR -     ZBATIM   - ANALIZË - SINTEZË   - VLERSIM
Kjo radhitje e objektivave mësimore dhe e pytjeve, që mund t`i shtrojnë mësuesit për nxënësit e tyre , sipas këtyre   gjashtë niveleve u emërtua TAKSONOMIA E BLUMIT. TAKSONOMIA E BLUMIT   ka qenë dhe mbetet projekti më i rendësishëm për hartimin e plan programeve mësimore dhe për botimin e teksteve shkollore në   vendet më të zhvilluara të bëtës.
Sipas këtyre niveleve shtrohen objektivat mësimore me të cilat do të merremi në   seminare, në   në rastet kur do të bëjmë planifikime , por me to do të merremi edhe në planifikimet që ju do të bëni për orët e juaja mësimore. Andaj , do të jetë e rendësishme që   të kuptohen objektivat dhe mënyra si ato ti paraqesim drejt dhe   sipas   niveleve   të taksonomisë.
Si të formulojmë objektiva të ores mësimore?
Kushti i pare për formulimin e objektivave të ores është njohja   e materjes mësimore me të cilën do të merremi brenda ores mësimore.
Gjatë   planifikimit të orës mësimore duhet të shtrojmë të paktën tri objektiva të cilat duam ti arrijmë në fund të ores mësimore
Objektivat duhet të jenë të niveleve të ndryshme (1-2-4, 1-3-5, 1-2-6 etj.)
Objektivat u takojnë fazave:realizim kuptimi dhe reflektim
Objektivat   fillojnë të shkruhen si arritje të nxënësve.Shembull(Nxënësit do të…)
Në formulimin e objektivave mund të na ndihmojnë foljet